Dogana ndalon mallra të padeklaruara me vlerë rreth 4 mijë euro në Dheun e Bardhë

Gjatë kontrolleve të rregullta në Zyrën e Brendshme Doganore në Dheun e Bardhë, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një ngarkesë me mallra të padeklaruara. Sipas njoftimit, gjatë ekzaminimit të ngarkesës janë konstatuar pjesë të përdorura për automjete, të cilat ishin futur pa u deklaruar në përputhje me procedurat ligjore doganore. Pas verifikimit, vlera e mallit të…

Lajme

18/12/2025 11:45

Gjatë kontrolleve të rregullta në Zyrën e Brendshme Doganore në Dheun e Bardhë, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një ngarkesë me mallra të padeklaruara.

Sipas njoftimit, gjatë ekzaminimit të ngarkesës janë konstatuar pjesë të përdorura për automjete, të cilat ishin futur pa u deklaruar në përputhje me procedurat ligjore doganore. Pas verifikimit, vlera e mallit të padeklaruar është vlerësuar rreth 4 mijë euro.

Mallrat janë ndaluar nga Dogana, ndërsa ndaj palës përgjegjëse është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës.

Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e tregut dhe interesit publik, duke vazhduar angazhimin për zbatimin efektiv të ligjit dhe parandalimin e shkeljeve doganore. /Lajmi.net/