Peci merr vendim: Nga 20 dhjetori deri më 4 janar, Sektori i Gjendjes Civile do të punoj edhe në fundjavë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka marr vendim për ofrimin e shërbimeve komunale gjatë fundjavës. Në njoftimin e Komunës së Mitrovicës, thuhet se ky vendim është marrë duke marrë parasysh fluksin e shtuar të mërgimtarëve që do të vizitojnë Kosovën gjatë kësaj periudhe festive, shkruan lajmi.net. “Për këtë arsye, Sektori i Gjendjes Civile…

Lajme

18/12/2025 11:40

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka marr vendim për ofrimin e shërbimeve komunale gjatë fundjavës.

Në njoftimin e Komunës së Mitrovicës, thuhet se ky vendim është marrë duke marrë parasysh fluksin e shtuar të mërgimtarëve që do të vizitojnë Kosovën gjatë kësaj periudhe festive, shkruan lajmi.net.

“Për këtë arsye, Sektori i Gjendjes Civile do të jetë në shërbim të qytetarëve edhe gjatë ditëve të vikendit. Vendimi hyn në fuqi nga data 20 dhjetor 2025 dhe do të vlejë deri më 04 janar 2026, me orar pune për qytetarë nga ora 08:00 deri në ora 12:00. Komuna e Mitrovicës mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më efikase dhe në kohë, në funksion të nevojave të qytetarëve dhe mërgatës”, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: