Hap pas hapi, arratisja si nëpër filma e Taulant Tomës nga burgu në Milano
Mediat italiane kanë zbuluar detaje nga arratisja e 41-vjeçarit Taulant Toma nga qelia. Dje, kur oficerët në burgun e sigurisë maksimale në Opera, pak jashtë Milanos, hynë në qelinë e tij, gjetën një shufër të prerë dhe çarçafët e lidhur me mjeshtëri që ai kishte përdorur për të zbritur në oborr. Ai e kishte planifikuar…
Lajme
Mediat italiane kanë zbuluar detaje nga arratisja e 41-vjeçarit Taulant Toma nga qelia.
Dje, kur oficerët në burgun e sigurisë maksimale në Opera, pak jashtë Milanos, hynë në qelinë e tij, gjetën një shufër të prerë dhe çarçafët e lidhur me mjeshtëri që ai kishte përdorur për të zbritur në oborr. Ai e kishte planifikuar me kujdes arratisjen e tij. Me sa duket, kishte grumbulluar çarçafët e nevojshëm për të zbritur nga kati i tretë, mbi 10 metra. Toma gjithashtu kishte përdorur një sërë shkopa fshese të lidhura me shirit së bashku me një grep hekuri, si “shkalla” që e ndihmoi të kalonte murin.
Shoku i tij i qelisë duhej të ishte pjesë e arratisjes, por në fund ai hoqi dorë.
Kamerat filmuan 41-vjeçarin duke u larguar në këmbë. Ishte ora 6:30 e mëngjesit dhe me sa duket, alarmi nuk kishte rënë. Oficerët e burgut me sa duket nuk vunë re asgjë dhe kështu Taulanti fitoi të paktën një orë avantazh.