Gjendet pa shenja jete një grua në lumin e fshatit Grabanicë të Klinës – Policia tjep detaje
Një grua është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 13:15. Ajo është gjetur e vdekur në lumin e fshatit Grabanicë të Klinës, derisa po kërkohej një grua e paraqitur si e zhdukur dje në mbrëmje. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi ka thënë për lajmi.net se mjeku e ka konstatuar vdekjen e saj…
Lajme
Një grua është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 13:15.
Ajo është gjetur e vdekur në lumin e fshatit Grabanicë të Klinës, derisa po kërkohej një grua e paraqitur si e zhdukur dje në mbrëmje.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi ka thënë për lajmi.net se mjeku e ka konstatuar vdekjen e saj ndërsa Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion.
“Në Stacionin Policor në Klinë, policët kanë qenë në kërkim të një personi që është lajmëru mbrëmë rreth orës 19:30 si person i zhdukur. Sot, rreth orës 13:15, gjatë kërkimit në lumin Bardh në fshatin Grabanicë, kanë hasur në një person që dyshohet se është pa shenja jete në lum. Në vendngjarje ka dal ekipa mjekësore, ku mjeku e ka konstatu vdekjen. Kanë dal edhe hetuesit kompetent edhe Prokurori i Shtetit, ky i fundit ka urdhëru që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion. Ende nuk kemi informacion ose konfirmim që ka të bëj me të njëjtin person që është raportuar dje si i zhdukur”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/