Gjuajti me armë zjarri në një aheng në Suharekë dhe shkoi në Gjermani, Policia po e “pret” për ta arrestuar

Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot më 24 nëntor kanë pranuar një informatë, se më datë 15 nëntor të këtij viti, në një aheng familjar në Savrovë të Suharekës, kishte të shtëna me armë zjarri. Sot, Policia ka kontaktuar organizatorin e ahengut, si dëshmitar, dhe ka kuptuar se personi i dyshuar që kishte shtënë…

Lajme

24/11/2025 16:02

Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot më 24 nëntor kanë pranuar një informatë, se më datë 15 nëntor të këtij viti, në një aheng familjar në Savrovë të Suharekës, kishte të shtëna me armë zjarri.

Sot, Policia ka kontaktuar organizatorin e ahengut, si dëshmitar, dhe ka kuptuar se personi i dyshuar që kishte shtënë me armë zjarri ishte vëllai i dëshmitarit apo organizatorit të këtij ahengu, dhe se i njëjti ndodhet në Gjermani ku punon dhe vepron.

Policia ka njoftuar se dëshmitari pas intervistimit është liruar, ndërsa i dyshuari do të kontaktohet pasi të vjen në Kosovë.

Si prova materiale lidhur me rastin janë sekuestruar:

  1. Pistoletë me gas, të prodhuesit ZORAKI 917, kalibri 9 mm, & një karikator
  2. Pistoletë AREX Delta dhe një karikator, dy (2) fishek kalibrit, (9 x 19 si dhe shtatë (7) copë fishek kalibrit 9 mm

Ndaj të dyshuarit është filluar hetimi për veprat penale:

  • Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe
  • Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo veprim që cenon rendin dhe sigurinë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: