Glauk Konjufca nesër në kaq ora do të “matet” në Kuvend
Seanca për formimin e Qeverisë së re, është caktuar të mbahet nesër, në ditën e fundit të afatit 15-ditor për ta mbyllur këtë proces. Klan Kosova ka mësuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të mblidhen në orën 14:00. Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, është caktuar mandatar dhe akoma nuk dieht nëse partia e…
Lajme
Seanca për formimin e Qeverisë së re, është caktuar të mbahet nesër, në ditën e fundit të afatit 15-ditor për ta mbyllur këtë proces.
Klan Kosova ka mësuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të mblidhen në orën 14:00.
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, është caktuar mandatar dhe akoma nuk dieht nëse partia e tij ka mbledhur votat.
Glauk Konjufca është i mandatuari i dytë nga VV për të formuar Qeverinë, pas dështimit të parë nga kryetari i kësaj partie dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Ai mori vetëm 57 vota për, duke dështuar ta formoj Qeverinë Kurti 3.
Bazuar në rrethanat politike, dhe deklarimet e partive opozitare, edhe Glauk Konjufca do të dështoj të formoj Qeverinë Konjufca 1. Nga partitë opozitare kanë deklaruar se nuk kanë votë për askënd nga VV për të fituar Qeverinë.
Nëse Qeveria Konjufca 1 nuk formohet nesër, Presidentja do të vendos që vendi të shkoj në zgjedhje. /Lajmi.net/