Shqiptarët po mblidhen të protestojnë në Strasburg në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, priten 6 mijë pjesëmarrës

Shqiptarë nga e gjithë bota kanë filluar të mblidhen para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës në Strasburg, ku do të zhvillohet një protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Pritet që rreth 6 mijë qytetarë të marrin pjesë në këtë organizim, i cili shënon protestën e katërt me…

Lajme

16/11/2025 12:30

Shqiptarë nga e gjithë bota kanë filluar të mblidhen para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës në Strasburg, ku do të zhvillohet një protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Pritet që rreth 6 mijë qytetarë të marrin pjesë në këtë organizim, i cili shënon protestën e katërt me radhë dhe nis nga ora 13:00, transmeton lajmi.net.

Pas protestave të zhvilluara në Prishtinë, Hagë dhe Tiranë, kjo e radhës po mbahet në Strasburg, ndërsa më pas pritet të ketë edhe në Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë, nuk do të zhvillohet në Luginën e Preshevës, për shkak të rrezikut të incidenteve dhe arrestimeve nga autoritetet serbe./lajmi.net/