Pas 10 vitesh mungesë, Mirsa Kërqeli po rikthehet në muzikë – do të fillojë të këndojë edhe në dasma

Pas një mungese prej një dekade, Mirsa Kërqeli po rikthehet fuqishëm në skenën muzikore. Edhe gjatë periudhës kur nuk ishte aktive, këngët e saj vazhduan të dëgjoheshin, ndërsa fansat gjithmonë prisnin një rikthim – i cili tashmë po realizohet në fund të vitit 2025. Këngëtarja ka ripunuar së fundmi këngën “Ëndërr” dhe paralajmëron se kjo…

ShowBiz

16/11/2025 11:07

Pas një mungese prej një dekade, Mirsa Kërqeli po rikthehet fuqishëm në skenën muzikore. Edhe gjatë periudhës kur nuk ishte aktive, këngët e saj vazhduan të dëgjoheshin, ndërsa fansat gjithmonë prisnin një rikthim – i cili tashmë po realizohet në fund të vitit 2025.

Këngëtarja ka ripunuar së fundmi këngën “Ëndërr” dhe paralajmëron se kjo është vetëm fillimi i një serie projektesh të reja artistike. Ajo punon intensivisht për të sjellë materiale të reja, pa harruar stilin dhe identitetin që fansat e kanë njohur dhe dashur, transmeton lajmi.net.

Në intervistat e fundit, Mirsa bëri të ditur se së shpejti do të jetë e pranishme edhe në dasma, ku do të këndojë për publikun.

“Edhe me popullore, sigurisht që do të më shihni”, tha ajo në Prive, duke theksuar se rikthimi i saj do të jetë gjithëpërfshirës dhe i përkushtuar për adhuruesit e saj besnikë./lajmi.net/