Sa vjet burg mund të dënohet Rozeta Hajdari, nëse shpallet fajtore?

Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari edhe zyrtarisht është e akuzuar për çështjen e rezervave shtetërore. Prokuroria Speciale i ka ngritur aktakuzë asaj dhe 3 personave të tjerë: Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi, transmeton lajmi.net. Por, sa vjet burg mund të dënohet Rozeta Hajdari nëse shpallet fajtore? Në lidhje me…

Lajme

13/11/2025 20:29

Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari edhe zyrtarisht është e akuzuar për çështjen e rezervave shtetërore.

Prokuroria Speciale i ka ngritur aktakuzë asaj dhe 3 personave të tjerë: Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi, transmeton lajmi.net.

Por, sa vjet burg mund të dënohet Rozeta Hajdari nëse shpallet fajtore?

Në lidhje me këtë, lajmi.net ka folur me avokatin e njohur, Asdren Bytyqi.

Ai në intervistë tha se Rozeta Hajdari mund të dënohet deri në 10 vite burgim.

“Sa i përket veprës penale, keqpërdorim i detyrës zyrtare, mund të dënohen deri në 10 vite”, tha ai.

“Unë mendoj që aktakuza është mjaft mirë e hartuar, e mbështetur në prova dhe e argumentuar detajisht mbi faktet kyqe që ligji është shkelur”, u shpreh ndër të tjera Bytyqi.

Më poshtë e keni intervistën e plotë të dhënë për lajmi.net: