Reagimi i djalit të Hashim Thaçit pas dorëheqjes së Memli Krasniqit: Faleminderit për udhëheqjen me ndershmëri

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endriti ka shprehur falënderim për Krasniqin, duke e vlerësuar për drejtimin me ndershmëri dhe përgjegjësi. “Një falënderim i madh për Memli Krasniqin për udhëheqjen me ndershmëri dhe…

Lajme

12/11/2025 23:37

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endriti ka shprehur falënderim për Krasniqin, duke e vlerësuar për drejtimin me ndershmëri dhe përgjegjësi.

“Një falënderim i madh për Memli Krasniqin për udhëheqjen me ndershmëri dhe përgjegjësi. Gjurmët që ka lënë në PDK do të kujtohen gjithmonë me respekt”, ka shkruar ai.