​Hapet qendra më e madhe e votimit në Prishtinë

Tashmë në Fakultetin Filologjisë të Universitetit të Prishtinës është hapur zyrtarisht kjo qendër votimi e cila është ndër më të mëdha në kryeqytet. Në këtë qendër numërimi e cila ka gjithsej 9 vendvotime të drejtë vote kanë 7 mije 589. Ndërsa, në kryeqytet të drejtë votë kanë 222 e 418 qytetarë, prej tyre 222 mijë…

Lajme

09/11/2025 07:43

Tashmë në Fakultetin Filologjisë të Universitetit të Prishtinës është hapur zyrtarisht kjo qendër votimi e cila është ndër më të mëdha në kryeqytet.

Në këtë qendër numërimi e cila ka gjithsej 9 vendvotime të drejtë vote kanë 7 mije 589.

Ndërsa, në kryeqytet të drejtë votë kanë 222 e 418 qytetarë, prej tyre 222 mijë e 326 votojnë sot në Prishtinë, ndërsa 1 mijë e 727 prishtinas janë regjistruar si votues jashtë vendit.

Nga menaxheri i kësaj qendre votimi, Emanuel Gjolekaj për KosovaPress është konfirmuar se materiali sensitiv zgjedhor por edhe kamerat kanë ardhur me kohë ndërsa mungon tavolina ndihmëse.

Komuna e Prishtinës ka gjithsej 54 qendra te votimit me gjithsej 268 vendvotime. Ndersa, ka edhe një qendrës votimit me kusht e cila ka dy vendvotime.

Në rundin e dytë zgjedhor në Prishtinë janë në garë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku.

Në gjithë territorin e Kosovës në balotazh janë 18 komuna. Në këto komuna ku sot do të zhvillohet rundi i dytë i procesi zgjedhor për zgjedhjet lokale do të zhvillohet në 525 Qendra të Votimit, me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime për votimin e rregullt dhe 18 qendra, nga një për çdo komunë ku mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve, me 20 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht.

Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këto 18 komuna është 1,316,672 votues./kp