Çeku emëron jashtëligjshëm në një tjetër pozitë drejtorin e Inspektoratit të Trashëgimisë, Imer Hakaj
Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku ka shkelur disa ligje kur ka marrë vendim që Imer Hakajn, drejtor i Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore, ta emëroj ushtrues detyre të drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale. Këtë vendim e ka shpallur të jashtëligjshëm dhe e ka rrëzuar, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për…
Lajme
Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku ka shkelur disa ligje kur ka marrë vendim që Imer Hakajn, drejtor i Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore, ta emëroj ushtrues detyre të drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale.
Këtë vendim e ka shpallur të jashtëligjshëm dhe e ka rrëzuar, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Drejtori i Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore, Imer Hakaj, i cili kishte ndalur punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë, është emëruar kundërligjshëm nga Ministri Hajruallah Çeku si ushtrues i detyrës së drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale.

Këshilli i Pavarur Mbikëyres për Shërbimin Civil të Kosovës e ka shfuqizuar vendimin me nr. 84/2025 të datës 08.07.2025 të Ministrit Hajrullah Çeku duke konstatuar se i njëjti është nxjerr në kundërshtim me ligjin dhe duke ia pamundësuar z. Hakaj që të jetë në këtë detyrë, raporton Paparaci.
“Bazuar në dispozitat e lartë theksuara ligjore, konstaton se pretendimi i ankuesit është i qëndrueshëm, ngase duke marrë për bazë se organi përkatës i punësimit ka strukturën e vet organizative, rrjedhimisht ka dy pozita të kategorisë së mesme drejtuese brenda njësisë së vet organizative, ku në mesin e tyre përfshihet edhe pozita e ankuesit, ajo e Drejtorit të Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme”, thuhej në vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës.
Kolegji i Këshillit ka konstatuar se Çeku nuk ka vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë gjendjen faktike dhe juridike dhe se gabimisht ka zbatuar të drejtën materiale.
“Konstaton se Ministri në detyrë i Ministrisë së Kulturës, me rastin e nxjerrjes së vendimit 84/2025 të datës 8 korrik 2025, përkatësisht me caktimin e I.H. në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, nuk ka vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë gjendjen faktike dhe juridike dhe gabimisht zbatoi të drejtën materiale, duke vepruar kështu në kundërshtim me nenin 35 paragrafin 2 të ligjit 08/L-197 për Zyrtarët Publikë, nenin 9 paragrafin 1 të Ligjit 08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit”, thuhej më tej në vendim.
