Detaje të reja nga vrasja në Malishevë, motra e tyre – gruaja e të dyshuarit ishte në veturë në momentet kritike

Një ngjarje tragjike ndodhi sot në fshatin Gollubovc të Malishevës, ku një person i dyshimtë vrau dy të tjerë e që janë vëllezërit e gruas së tij. I dyshuari tanimë në arrati, Astrit Isufi është emër i njohur për organet e hetuesisë në vendin tonë, raporton lajmi.net Driton Morina dhe Naim Morina nuk i përballuan…

Lajme

06/11/2025 16:42

Një ngjarje tragjike ndodhi sot në fshatin Gollubovc të Malishevës, ku një person i dyshimtë vrau dy të tjerë e që janë vëllezërit e gruas së tij.

I dyshuari tanimë në arrati, Astrit Isufi është emër i njohur për organet e hetuesisë në vendin tonë, raporton lajmi.net

Driton Morina dhe Naim Morina nuk i përballuan plagëve të marra nga arma e zjarrit dhe si pasojë u ndanë nga jeta në QKMF të Kijevës.

Siç merr vesh Express gruaja e të dyshuarit, përkatësisht motra e viktimave, ka qenë në veturën e të dyshuarit kur ka ndodhur rasti.

Lidhur me rastin deri tani janë shoqëruar në stacion policor disa persona që janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve, në mesin e tyre edhe familjarë të viktimave.

Po ashtu, ndaj Isufit më 7 prill është ngritur aktakuzë për “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

“Prokurori i shtetit ndaj personit të dyshuar A.I., me datë 06.04.2025, është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, e cila po të njëtit iu është caktuar nga gjykata kompetente. Po ashtu, me datë 07.04.2025, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit për veprat penale “Dhunë në familje” në bazë të nenit 248 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe “Kanosje”, sipas nenit 181 të KPRK-së.”

I dyshuari, sipas hetimeve paraprake, sot ka shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. Pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë./Lajmi.net/