Dafina publikon momente me djalin, surpriza e re zbulohet nesër

Dafina Zeqiri ka elektrizuar fansat me një lajm të ri. Këngëtarja publikoi në TikTok një video të ëmbël ku shfaqet duke mbajtur në krahë djalin e saj, Dastanin, ndërsa paralajmëron këngën e saj të re, tashmë hit në TikTok. Projekti, i titulluar “Ku shkove natën?”, do të publikohet nesër në orën 18:00 dhe fansat mezi…

ShowBiz

05/11/2025 19:29

Dafina Zeqiri ka elektrizuar fansat me një lajm të ri.

Këngëtarja publikoi në TikTok një video të ëmbël ku shfaqet duke mbajtur në krahë djalin e saj, Dastanin, ndërsa paralajmëron këngën e saj të re, tashmë hit në TikTok. Projekti, i titulluar “Ku shkove natën?”, do të publikohet nesër në orën 18:00 dhe fansat mezi po presin.

Por Dafina nuk po ndalet me kaq.

Në InstaStory, ajo ka zbuluar se deri në fund të vitit do të publikojë dy këngë të tjera, ku njëra prej tyre do të jetë i vetmi featuring i saj për këtë sezon.

Këngëtarja la një hint që ka ndezur rrjetin:

“Nuk ndalemi me kaq… ju kemi gati edhe dy tjera deri n’fund t’vitit. Njona prej tyne – i vetmi featuring! Me një prej ma të fortëve. Hint… he’s from Albania.”

Fansat tashmë kanë filluar të hamendësojnë se kush mund të jetë ky artist, por Dafina nuk ka zbuluar ende më shumë detaje.

Ndërkohë, ajo ka konfirmuar edhe koncertin e saj madhështor “SUPERNOVA”, që do të mbahet më 25 dhjetor 2025, duke paralajmëruar një super-spektakël me performanca, vizualizime dhe energjinë karakteristike që vetëm ajo di të sjellë.

Biletat janë në shitje në dafinazeqiri.tickets
Çmimet:
Regular – 29€
Fan Pit – 39€
VIP – 79€

Fansat po numërojnë ditët – Dafina vjen për ta mbyllur vitin me stil.