Gani Geci publikon ankesën e djalit të Lyzë Allakajt: Astrit Dehari nuk ishte kurrë në dhomë me të, kërkoni falje publike familjes Allakaj

Gani Geci përmes një postimi në Facebook, ka publikuar për herë të parë një ankesë të djalit të Lyzë Allakajt drejtuar Komisionit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku ankohej për një deklaratë të Albulena Haxhiut në vitin 2023. Mikel Allakaj në atë letër, thoshte se…

Lajme

05/11/2025 12:55

Gani Geci përmes një postimi në Facebook, ka publikuar për herë të parë një ankesë të djalit të Lyzë Allakajt drejtuar Komisionit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku ankohej për një deklaratë të Albulena Haxhiut në vitin 2023.

Mikel Allakaj në atë letër, thoshte se babai i tij Lyzë Allakaj nuk ka qenë kurrë në një dhomë me Astrit Deharin.

Në lidhje me këtë, Gani Geci ka kërkuar nga Kryetari i Kuvendit dhe Ministri në detyrë që ta shqyrtojnë me qetësi këtë ankesë, dhe të ia shpjetgoj publikur se Astrit Dehari kurrë nuk ka qenë në një dhomë me Lyzë Allakajn.

“Tani, si mund t’ju besojë publiku juve, kur ju gënjeni publikisht për interesa elektorale. Janë bërë gjashtë vjet që jeni në pushtet, e ende nuk po mundeni ta sqaroni një vdekje që ka ndodhur brenda mureve të një dhome burgu. Si do t’i zbuloni ju vrasjet politike të LDK-së, për të cilat derdhni lot krokodili, per me i marr votat e LDK-es e kur në kohën e kryerjes së atyre vrasjeve disa nga shokët tuaj dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë të SHIK-ut? Prandaj une them , jeni i njëjtë brumë politik e keni të përbashkët gjenezën nga OMLK. Të dy palët njësoj jeni si PDK si LVV Mjerë disa që kinse “Rugovistë”, e  qe ju bëjnë argat juve. P.s.kjo ankesë publikohet për  herë te parë”, ka shkruar Geci në Facebook.

Sot janë bërë 9 v ite nga vdekja e Astrit Deharit në dhomën e burgut. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë: