Real Madrid nuk do të stërvitet në “Anfield” para ndeshjes me Liverpoolin – Xabi Alonso ndjek planin e Mourinhos
Real Madrid ka vendosur të mos zhvillojë seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Anfield” para përballjes me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve. Sipas raportimeve të Marca, skuadra do të stërvitet në qendrën e saj në “Valdebebas” të hënën në mëngjes dhe më pas do të udhëtojë drejt Anglisë, transmeton lajmi.net. Ky vendim është pjesë e…
 
                        Sport
Real Madrid ka vendosur të mos zhvillojë seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Anfield” para përballjes me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve.
Sipas raportimeve të Marca, skuadra do të stërvitet në qendrën e saj në “Valdebebas” të hënën në mëngjes dhe më pas do të udhëtojë drejt Anglisë, transmeton lajmi.net.
Ky vendim është pjesë e planit të ri të trajnerit Xabi Alonso, i cili po ndjek modelin e përdorur dikur nga José Mourinho gjatë periudhës së tij te Real Madrid — duke preferuar që skuadra të ruajë përqendrimin në ambientet e veta para ndeshjeve të mëdha.
Përballja mes Liverpoolit dhe Real Madridit pritet të zhvillohet në një atmosferë të zjarrtë në “Anfield”, ndërsa ky vendim i Alonso-s shihet si strategjik për të ruajtur qetësinë dhe ritmin e ekipit para duelit./lajmi.net/
 
                                                           
                                                           
                                                          