Reperi Marin rrëfen mes të qarash humbjen tragjike të fëmijës: Dhimbja ishte e madhe, por forca nga Zoti ishte edhe më e madhe

Reperi i njohur shqiptar, Marin, ka ndarë me publikun një nga përjetimet më të dhimbshme të jetës së tij – humbjen e fëmijës menjëherë pas lindjes. Në një intervistë emocionuese për emisionin “Goca dhe Gra”, ai rrëfehet mes lotësh për ngjarjen që e tronditi thellë dhe falënderon Zotin për forcën që ia dha për ta…

ShowBiz

29/10/2025 13:25

Reperi i njohur shqiptar, Marin, ka ndarë me publikun një nga përjetimet më të dhimbshme të jetës së tij – humbjen e fëmijës menjëherë pas lindjes.

Në një intervistë emocionuese për emisionin “Goca dhe Gra”, ai rrëfehet mes lotësh për ngjarjen që e tronditi thellë dhe falënderon Zotin për forcën që ia dha për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.

“Falënderoj Zotin që ma bëri të mundur të isha i fortë dhe të mos humbja mendtë e kokës. Shpresoj mos t’i ndodhë askujt, sepse është një ngjarje shumë e rëndë. Ja kisha vendosur emrin”, rrëfen reperi.

Marin tregoi se ndodhej në Angli, ku doktori që po ndiqte bashkëshorten e tij ishte fetar, dhe se përballja me dhimbjen ishte jashtëzakonisht e vështirë. Megjithatë, ai thekson se forca e dhënë nga Zoti e ndihmoi të qëndronte i fortë: “Dhimbja ishte e madhe, por forca nga Zoti ishte 2-3 herë më e madhe”.

Ai gjithashtu falënderoi familjen, miqtë dhe fansat për mbështetjen dhe komentet ngushëlluese: “Kur lexoja fansat që më ngushëlluan, isha i lumtur sepse ka akoma mirësi. Do të doja që të bënim më shumë për njëri-tjetrin. Ndjenja më e mirë se e të marrit është ajo e të dhënit”, shtoi Marin.