Rasti tragjik në Fushë Kosovë: Humb jetën një person, Policia nis hetimet

Një person ka humbur jetën sot në Bresje të Fushë-Kosovës. Viktima dyshohet se ka rënë nga një lartësi në hapësirën ku pritet të ndërtohet një ashensor, në një objekt që është ende në ndërtim e sipër. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka…

Lajme

22/10/2025 19:05

Një person ka humbur jetën sot në Bresje të Fushë-Kosovës. Viktima dyshohet se ka rënë nga një lartësi në hapësirën ku pritet të ndërtohet një ashensor, në një objekt që është ende në ndërtim e sipër.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se lidhur me këtë ngjarje tashmë është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekje”.

“Sot në stacionin policor të Fushë Kosovës, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në rrugën “Agron Rrahmani” në Fushë Kosovë,ku ka humbur jetën viktima mashkull, 77 vjeç. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/