Begaj: KFOR, garant i paqes dhe stabilitetit në Kosovë e rajon

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Kreu i Shtetit i përcolli Komandantit të KFOR-it, Gjeneral Ulutaş, vlerësimin për marrjen e drejtimit të këtij misioni nga ana e Turqisë për herë të dytë, si dhe shprehu mirënjohjen për kontributin dhe angazhimin…

Lajme

22/10/2025 16:50

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Kreu i Shtetit i përcolli Komandantit të KFOR-it, Gjeneral Ulutaş, vlerësimin për marrjen e drejtimit të këtij misioni nga ana e Turqisë për herë të dytë, si dhe shprehu mirënjohjen për kontributin dhe angazhimin e Turqisë me trupa në misionin KFOR Kosovë.

Gjatë bisedës, Presidenti i Republikës theksoi se KFOR-i është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Në këtë aspekt, Kreu i Shtetit rikofirmoi qëndrimin e tij për thellimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, duke e cilësuar si faktor thelbësor për paqen, sigurinë dhe stabilitetin.

Gjithashtu, Presidenti Begaj inkurajoi bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës, veçanërisht me Forcën e Sigurisë së Kosovës për zhvillimin, modernizimin dhe transformimin e saj në përputhje me standardet e NATO-s.

Gjatë takimit u vlerësua angazhimi i KFOR-it për garantimin e një situate të qetë sigurie dhe lirinë e lëvizjes, sidomos në Veri të Kosovës.

Presidenti i Republikës, rikonfirmoi angazhimin dhe mbështetjen e Shqipërisë ndaj misionit KFOR.