Prokuroria Speciale kryen bastisje në 9 lokacione në Zubin Potok dhe Zveçan

Prokuroria Speciale këtë mëngjes është duke zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit. Sipas njoftimit të lëshuar për media, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, janë duke e zbatuar një urdhër të Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për të kryer bastisje…

Lajme

19/10/2025 08:49

Prokuroria Speciale këtë mëngjes është duke zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit.

Sipas njoftimit të lëshuar për media, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, janë duke e zbatuar një urdhër të Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për të kryer bastisje në nëntë lokacione, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:

– Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to;

– Vrasje të Rëndë;

– Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Operacioni po mbështetet edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës.

“Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Publiku do të njoftohet me detaje, pas përfundimit të operacionit”.