KQZ mohon rënien e sistemit: Interneti i dobët, në QKN e Prishtinës probleme me ekranet
Komisioni Qendror Zgjedhor ka mohuar se ka probleme me funksionimin e platformës së rezultateve, duke thënë se për shkak të internetit të dobët, po ka probleme me ekranet në QKN e Prishtinës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se nuk ka rënë sistemi, pasi sipas tij, po funksionon pa asnjë problem. “Nuk ka ndonjë problem…

Lajme
Komisioni Qendror Zgjedhor ka mohuar se ka probleme me funksionimin e platformës së rezultateve, duke thënë se për shkak të internetit të dobët, po ka probleme me ekranet në QKN e Prishtinës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se nuk ka rënë sistemi, pasi sipas tij, po funksionon pa asnjë problem.
“Nuk ka ndonjë problem me funksionimin e platformës së rezlutateve të KQZ-së, por, për shkak të internetit të dobët, në QKN e Prishtinës shpeshherë po ka probleme me transmetimin e pamjeve në televizorët/ekranet për vëzhguesit. Në këto ekrane shfaqen pamjet nga kamera e vendosur në tavolinën e numërimit ku prezantohen fletëvotimet, për tu parë nga të gjithë”.
“Pra, nuk ka rënë sistemi apo platforma e rezultateve, pasi ajo po funksionon pa asnjë problem dhe po mundëson këtë proces në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat tjera, ashtu siç ka funksionuar edhe të dielën me transmetimin e rezultateve preliminare dhe statistikave tjera nga votimi”.
“Deri më tani, janë verifikuar rezultatet nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, rezultatet e sibjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale si dhe janë numëruar votat për anëtarë të Kuvendeve Komunale nga mbi 200 vendvotime në nivel vendi”, u shpreh tutje ai.