Sami Lushtaku pas shpalljes i pafajshëm: E vërteta triumfoi pas 13 vitesh
Sami Lushtaku ka reaguar pas shpalljes se aktgjykimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me të cilin është konfirmuar pafajësia e tij edhe ndaj akuzave për ndikim te dëshmitarët në rastin “Drenica 1”, pjesë e aktakuzave të ngritura nga Prokuroria e EULEX-it. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lushtaku tha se me këtë vendim përmbyllen disa…
Lajme
Sami Lushtaku ka reaguar pas shpalljes se aktgjykimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me të cilin është konfirmuar pafajësia e tij edhe ndaj akuzave për ndikim te dëshmitarët në rastin “Drenica 1”, pjesë e aktakuzave të ngritura nga Prokuroria e EULEX-it.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lushtaku tha se me këtë vendim përmbyllen disa procese gjyqësore që, sipas tij, kanë zgjatur 13 vjet.
Ai u shpreh se rastet ndaj tij kishin për qëllim dënimin e tij përmes akuzave që, sipas pretendimit të tij, bazoheshin në deklarata dhe dëshmitarë të rremë.
“Sot, sikurse në të gjitha proceset e mëparshme, gjykata vërtetoi pafajësinë time duke më shpallur të pafajshëm për çdo akuzë të ngritur ndaj meje. Kam besuar gjithmonë se e vërteta nuk mund të mposhtet dhe se, pavarësisht sfidave, vonesave e padrejtësive, ajo do të triumfojë një ditë”, ka shkruar Lushtaku.
Ky është postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,
Gjykata Themelore në Prishtinë, shpalli sot aktgjykimin me të cilin u konfirmua pafajësia ime edhe ndaj akuzave për ndikim në dëshmitarë në rastin “Drenica 1”, si pjesë e aktakuzave të ngritura nga Prokuroria e EULEX-it.
Ky rast shënon përmbylljen e disa proceseve të gjata e të rënda për mua, të cilat nisën para 13 vitesh, me një varg procesesh gjyqësore, me qëllim dënimin tim përmes akuzave që në thelb bazoheshin në deklarata e në dëshmitarë të rrejshëm.
Sot, sikurse në të gjitha proceset e mëparshme, gjykata vërtetoi pafajësinë time duke më shpallur të pafajshëm për çdo akuzë të ngritur ndaj meje. Kam besuar gjithmonë se e vërteta nuk mund të mposhtet dhe se, pavarësisht sfidave, vonesave e padrejtësive, ajo do të triumfojë një ditë.
Falënderoj familjen time, bashkëluftëtarët, miqtë dhe të gjithë qytetarët që më kanë qëndruar pranë e nuk e kanë humbur asnjëherë besimin tek unë.
Mbështetja juaj e vazhdueshme ka qenë forca ime gjatë gjithë kësaj përiudhe.
Faleminderit përjetësisht!