LDK-Suharekë: Kemi informacione jozyrtare se në komunën tonë ka pasur shit-blerje të votave, e dimë edhe cili subjekt e ka shkaktuar
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suharekë, ka thënë se në këtë komunë, bazuar nga disa informacione zyrtare ka pasur shit-blerje të votave. Sipas tyre, ata e dinë edhe kush e ka shkaktuar këtë vepër, por që presin nga organet e drejtësisë të ketë deklaratë zyrtare në lidhje me këtë. Nga kjo parti kanë…

Lajme
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suharekë, ka thënë se në këtë komunë, bazuar nga disa informacione zyrtare ka pasur shit-blerje të votave.
Sipas tyre, ata e dinë edhe kush e ka shkaktuar këtë vepër, por që presin nga organet e drejtësisë të ketë deklaratë zyrtare në lidhje me këtë.
Nga kjo parti kanë thënë se është raportuar për parregullsi në Qendrën e Votimit në Sallagrazhdë, shkruan lajmi.net.
“Në Suharekë jemi në rrugë të mirë drejt fitores, dhe nuk duam të lejojmë të dëmtohet vota e qytetarit! Dega e LDK-së në Suharekë fton organet kompetente ta trajtojnë secilin rast dhe t’i marrin masat e duhura ligjore në mënyrë që të mbrohet vota e secilit qytetar të Komunës sonë”, thuhet në reagimin e LDK-së në Suharekë. /Lajmi.net/
Reagimi i plotë: