Krasniqi: Patriotizmin munden me na e dhanë shqiptarët jo grekët – Kurti s’ka mujt me gjetë një njeri ma t’mençem se Dejona

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur për situatën politike në vend. Ai është shprehur i shqetësuar se pse Albin Kurti i beson dhe e mban afër Dejona Mihalin. ‘‘Çka thotë një greke e Shqipërisë që këtu shitet si shqiptare e madhe, unë jo që nuk mërzitna por as nuk e marr…

Lajme

10/10/2025 21:35

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur për situatën politike në vend.

Ai është shprehur i shqetësuar se pse Albin Kurti i beson dhe e mban afër Dejona Mihalin.

‘‘Çka thotë një greke e Shqipërisë që këtu shitet si shqiptare e madhe, unë jo që nuk mërzitna por as nuk e marr parasysh. Patriotizmin munden me na e dhanë shqiptarët më shumë se grekët kryesisht. Për mua është shqetësuese pse  Albin Kurti e ka kaq afër dhe i beson kaq shumë, që krejt në Kosovën nuk ka mujt me gjet një njeri të meçëm qaty-qaty sa Dejona, nëse kjo i doket e meçme. Dimalin, nuk e kemi ndërru qëndrimin’’, ka thënë ai për T7.