Zbulohet sasi e konsiderueshme mallrash të padeklaruara në pikën kufitare Vërmicë
Zyrtarët doganorë në pikën kufitare në Vërmicë kanë parandaluar tentativën për të futur në territorin e Republikës së Kosovës mallra të padeklaruara, gjatë një kontrolli rutinë të zhvilluar sot. Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrollit të një automjeti të udhëtarëve, janë gjetur 18 thasë me 144 palë mbathje sportive të markës “Nike”, të cilat ishin…

Lajme
Zyrtarët doganorë në pikën kufitare në Vërmicë kanë parandaluar tentativën për të futur në territorin e Republikës së Kosovës mallra të padeklaruara, gjatë një kontrolli rutinë të zhvilluar sot.
Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrollit të një automjeti të udhëtarëve, janë gjetur 18 thasë me 144 palë mbathje sportive të markës “Nike”, të cilat ishin fshehur në bagazhin e automjetit dhe nuk ishin deklaruar në momentin e hyrjes në territor.
“Pala në fjalë nuk posedonte faturë për mallin, dhe sipas procedurave ligjore, malli është ndaluar përkohësisht në pikën kufitare deri në përfundimin e procedurave”, njofton Dogana e Kosovës.