“Krejt dhe drejt theqafjes”, Hamiti: Deputeti Kurti e ka uzurpuar postin e kryeministrit dhe po sundon

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti për keqqeverisje dhe uzurpim të posteve ministrore. Ai ka vlerësuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka uzurpuar postin e kryeministri dhe po sundon. Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar Qeveria e VV-së po funksionon pa mbikëqyrje parlamentare.…

Lajme

04/10/2025 11:26

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti për keqqeverisje dhe uzurpim të posteve ministrore.

Ai ka vlerësuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka uzurpuar postin e kryeministri dhe po sundon.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar Qeveria e VV-së po funksionon pa mbikëqyrje parlamentare.

“Deputeti Albin Kurti e ka uzurpuar postin e kryeministrit dhe po sundon, nuk po qeveris. Qeveria e Vetëvendosjes funksionon pa mbikëqyrje parlamentare. – Kosova është nën sanksione të BE-së prej qershorit të vitit 2023 për fajin e Qeverisë së VV-së. – SHBA-të e kanë pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën për faj të Albin Kurtit. Në Kosovë nuk ka funksionim kushtetues të institucioneve. Detyrë e Presidentes së Kosovës është ta garantojë këtë. E vërtetë është se Kosova është e dërmuar, në krizë të përgjithshme (sociale, ekonomike, politike) nën drejtimin e këtyre që e morën pushtetin më 2021: Krejt dhe drejt theqafjes!”, ka shkruar Hamiti.