Luizi publikon këngën e re, në bashkëpunim me Flamurin e Ilirin

Luiz Ejlli është rikthyer me një surprizë për publikun. Këngëtari ka sjellë projektin e ri muzikor të titulluar “Xhelozi”, këtë herë në bashkëpunim me dyshen Flamur dhe Ilir. Kënga u publikua vetëm pak orë më parë në kanalin zyrtar të SBS Entertainment në YouTube dhe ka marrë mijëra klikime që në minutat e para. Teksti…

ShowBiz

03/10/2025 21:40

Luiz Ejlli është rikthyer me një surprizë për publikun.

Këngëtari ka sjellë projektin e ri muzikor të titulluar “Xhelozi”, këtë herë në bashkëpunim me dyshen Flamur dhe Ilir.

Kënga u publikua vetëm pak orë më parë në kanalin zyrtar të SBS Entertainment në YouTube dhe ka marrë mijëra klikime që në minutat e para.

Teksti dhe muzika mbajnë firmën e Flamurit dhe Ilirit, ndërsa produksioni është realizuar nga Erno dhe Çelik Lipa.

Ky bashkëpunim po pritet me shumë entuziazëm nga fansat, të cilët e kanë përmbytur rrjetin me komente pozitive dhe pritshmëri që “Xhelozi” të shndërrohet në një nga hitet e sezonit.

YouTube player