Mustafa: Vjosa Osmani i sakrifikon interesat strategjike të vendit duke shpresuar që Kurti ia mundëson edhe një mandat

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar vizitat e fundit të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se ato nuk kanë ndonjë rol në rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në. Sipas tij, këto vizita nuk janë theksuar si kusht për rifillimin e dialogut dhe,…

Lajme

01/10/2025 19:52

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar vizitat e fundit të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se ato nuk kanë ndonjë rol në rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në.

Sipas tij, këto vizita nuk janë theksuar si kusht për rifillimin e dialogut dhe, për rrjedhojë, nuk ndikojnë në këtë drejtim.

“Nuk është theksuar si kusht i rikthimit të dialogut strategjik, vizita e Osmanit dhe Kurtit në SHBA. Prandaj s’ka asnjë rol. Takimet që bëhen në sesionin vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB nuk ofrojnë kushte dhe mundësi për tema përmbajtësore,” tha Mustafa.

Ai foli edhe për natyrën e takimeve të zhvilluara gjatë këtyre vizitave, duke theksuar se ato kanë qenë më shumë simbolike dhe pa ndikim real.

“Presidentja e ka bërë një foto protokolare me Presidentin Trump, e cila zgjatë sa zgjatë fotografimi dhe shtërngimi i duarëve, në pritjen që organizon për të gjithë dhe, po ashtu, një foto me sekretarin shtetëror,” tha Mustafa.

Në lidhje me aktivitetin e Kurtit, ai u shpreh: “Kryeministri, s’është takuar me askënd nga qeveria amerikane dhe ka lëshuar deklarata skandaloze. Vërejtjet e qeverisë amerikane ndaj Kurtit kanë qenë dhe janë shumë të qarta.”

Mustafa vlerësoi gjithashtu se edhe pse Kurti e shpreh publikisht mospërputhjen me qëndrimet e SHBA-së, presidentja Osmani ndjek të njëjtën linjë, por në mënyrë më të maskuar.

“Ndërkaq, dallimi ndërmjet Osmanit dhe Kurtit është se Kurti e shprehë haptas vullnetin e mosbashkëpunimit me SHBA-të, kurse Vjosa është në të njëjtën linjë, por mundohet ta kamuflojë, jo se e urren Amerikën, por se i sakrifikon interesat strategjike të vendit duke shpresuar që Albini dhe VV-ja ia mundësojnë edhe një mandat,” tha Mustafa për GazetaBlic.