Osmani rrëfen rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë bashkë me ish-presidentin Clinton: Mirënjohje e përjetshme për SHBA-në
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po qëndron në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani ka bërë të ditur se në kuadër të vizitës ka takuar edhe ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, ku bashkë në një panel kanë ndarë rrëfimin e Kosovës që nga çlirimi. “E nderuar që rrëfimin e Kosovës, nga çlirimi e deri…

Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po qëndron në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani ka bërë të ditur se në kuadër të vizitës ka takuar edhe ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, ku bashkë në një panel kanë ndarë rrëfimin e Kosovës që nga çlirimi.
“E nderuar që rrëfimin e Kosovës, nga çlirimi e deri më sot, ta ndaj së bashku me Presidentin Clinton në New York në prani të një audience të jashtëzakonshme nga e gjithë bota. Mirënjohje e përjetshme për aleatin tonë historik, Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar Osmani në Facebook.