OVL e UÇK-së nesër mban konferencë në Tiranë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur konferencë për media ditën e hënë. Konferenca, sipas njoftimit, do të mbahet në Tiranë me fillim nga ora 12:00. Derisa gjatë ditës së premte dhe të shtunë, rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, u panë të mbushura me billborde në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të…

Lajme

28/09/2025 10:23

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur konferencë për media ditën e hënë.

Konferenca, sipas njoftimit, do të mbahet në Tiranë me fillim nga ora 12:00.

Derisa gjatë ditës së premte dhe të shtunë, rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, u panë të mbushura me billborde në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Anembanë Tiranës u pa thirrja “Liri për çlirimtarët” bashkë me fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit është shfaqur në Tiranë.