Aksident në Ferizaj: Shtetasi i huaj godet biçiklistin

Të shtunën në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë dhe një biçikletë. I dyshuari, shtetas i huaj, derisa po e drejtonte veturën dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke e goditur biçikletën që po e drejtonte viktima mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe i është ofruar…

Lajme

28/09/2025 09:24

Të shtunën në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë dhe një biçikletë.

I dyshuari, shtetas i huaj, derisa po e drejtonte veturën dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke e goditur biçikletën që po e drejtonte viktima mashkull kosovar.

Si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe i është ofruar tretman mjekësor, derisa rasti është nën hetime.

“Rr. Brahim Ademi, Ferizaj / 27.09.2025-19:55. Ka ndodhur  një aksident trafiku në të cilin është përfshirë një veturë dhe një biçikletë. I dyshuari shtetas i huaj, derisa duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur biçikletën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe i është ofruar tretman mjekësor. Rasti në procedurë të rregullt”, njofton PK.