Arrestohen gjashtë persona në Klinë, dyshohet se u rrahën mes vete
Janë arrestuar gjashtë meshkuj në Gremnik të Klinës, pasi dyshohet se janë rrahur mes veti. Sipas Policisë, motivet ende janë të panjohura dhe se dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime nga mjetet e mprehta. “Të lënduarit, kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF-Klinë e pastaj në spitalin rajonal në Pejë. Pas intervistimit me vendim të…

Lajme
Janë arrestuar gjashtë meshkuj në Gremnik të Klinës, pasi dyshohet se janë rrahur mes veti.
Sipas Policisë, motivet ende janë të panjohura dhe se dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime nga mjetet e mprehta.
“Të lënduarit, kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF-Klinë e pastaj në spitalin rajonal në Pejë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa katër të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.