Person i armatosur që hiqej si polic arrestohet në stadiumin ku do të mbahet funerali i Charlie Kirk

Një person i armatosur, i cili pretendonte se ishte pjesëtar i forcave të rendit, është arrestuar nga agjentët e Shërbimit Sekret në stadiumin State Farm në Glendale, Arizona — vendi ku të dielën do të mbahet funerali i figurës konservatore Charlie Kirk. Ngjarja ndodhi të premten, kur agjentët vunë re sjellje të dyshimta nga individi…

Bota

20/09/2025 21:16

Një person i armatosur, i cili pretendonte se ishte pjesëtar i forcave të rendit, është arrestuar nga agjentët e Shërbimit Sekret në stadiumin State Farm në Glendale, Arizona — vendi ku të dielën do të mbahet funerali i figurës konservatore Charlie Kirk.

Ngjarja ndodhi të premten, kur agjentët vunë re sjellje të dyshimta nga individi në fjalë. Sipas një deklarate të zëdhënësit të Shërbimit Sekret të SHBA-së, Anthony Guglielmi, personi u ndalua dhe gjatë kontaktit pohoi se ishte oficer policie dhe se mbante armë me vete, transmeton lajmi.net.

“Pas verifikimeve, u konstatua se ai nuk është pjesëtar i ndonjë force të autorizuar të rendit që është e angazhuar për sigurinë e ngjarjes”, konfirmoi Guglielmi, duke shtuar se individi është vënë në paraburgim, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në bashkëpunim me autoritetet lokale.

Identiteti i personit të ndaluar nuk është bërë ende publik, por prania e tij e paautorizuar ngriti shqetësime serioze për sigurinë, duke pasur parasysh se në ceremoninë përkujtimore pritet të marrin pjesë mbi 100,000 persona, përfshirë presidentin Donald Trump dhe zëvendës-presidentin J.D. Vance./lajmi.net/