Aksident me tri vetura në autostradën “Arbër Xhaferi” – një person kërkon ndihmë mjekësore
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën “Arbër Xhaferi”, në drejtimin Babush–Bibaj, rreth orës 20:00. Lajmin e ka konfirmuar për Lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe një person ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e përplasjes. “Pak para orës…

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën “Arbër Xhaferi”, në drejtimin Babush–Bibaj, rreth orës 20:00.
Lajmin e ka konfirmuar për Lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe një person ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e përplasjes.
“Pak para orës 20:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, drejtimi Babush–Bibaj. Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia ka bërë vend-shikimin e vendit të ngjarjes,” tha Krasniqi./lajmi.net/