7 qese me drogë, armë dhe fishekë në veturë e banesë – i dyshuari bie në prangat e policisë në Ferizaj

Njësitet policore në Ferizaj kanë arrestuar një person të dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 21:00, në rrugën “Zenel Hajdini”, ku policia ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari, shtetas kosovar, transmeton lajmi.net. Gjatë kontrollit në automjet, zyrtarët policorë…

Lajme

12/09/2025 09:06

Njësitet policore në Ferizaj kanë arrestuar një person të dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 21:00, në rrugën “Zenel Hajdini”, ku policia ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari, shtetas kosovar, transmeton lajmi.net.

Gjatë kontrollit në automjet, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 16 fishekë, katër qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 1.62 gramë, si dhe një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Pas kësaj, policia ka kryer kontroll edhe në banesën e të dyshuarit. Aty janë gjetur dhe konfiskuar edhe 21 fishekë, si dhe dy qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Gjithashtu, është konfiskuar edhe vetura e përfshirë në rast dhe një telefon mobil, që dyshohet se mund të jetë përdorur në aktivitetet e paligjshme.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar./lajmi.net/