Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari që kanosi në rrjete sociale kryeministrin Kurti
Policia e Kosovës ka njoftuar se bashkë me Prokurorinë Speciale, kanë identifikuar dhe lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarit që ka kanosur përmes rrjeteve sociale kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. I njëjti është arrestuar ndërsa para se të arrestohet ka kanosur edhe zyrtarët policorë. Pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti po hetohet.…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se bashkë me Prokurorinë Speciale, kanë identifikuar dhe lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarit që ka kanosur përmes rrjeteve sociale kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
I njëjti është arrestuar ndërsa para se të arrestohet ka kanosur edhe zyrtarët policorë.
Pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti po hetohet.
“Prishtinë 02.09.2026. Njësitet policore në koordinim me PSRK-në, pasi kanë identifikuar dhe lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarit mashkull kosovar, të njëjtin e kanë arrestuar për shkak se përmes rrjetit social ka kanosur kryeministrin. Po ashtu i dyshuari, para se të arrestohet, ka kanosur edhe zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/