Kosovari rrihet nga disa persona në Mitrovicë të Veriut – përfundon në trajtim mjekësor
Një incident i rëndë është raportuar në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicën e Veriut, ku një shtetas kosovar është sulmuar fizikisht nga 4 deri në 5 persona të panjohur. Ngjarja ka ndodhur më 09 shtator 2025, rreth orës 19:50, ndërsa si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime dhe ka kërkuar trajtim mjekësor, transmeton lajmi.net…

Lajme
Një incident i rëndë është raportuar në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicën e Veriut, ku një shtetas kosovar është sulmuar fizikisht nga 4 deri në 5 persona të panjohur.
Ngjarja ka ndodhur më 09 shtator 2025, rreth orës 19:50, ndërsa si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime dhe ka kërkuar trajtim mjekësor, transmeton lajmi.net
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë sulm.
Motivi dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por autoritetet kanë konfirmuar se rasti është nën hetim dhe po trajtohet me prioritet.
Raporti i plotë i Policisë:
Rr. Kral Petri, Mitrovicë Veri 09.09.2025-19:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga 4/5 persona. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime./lajmi.net/