Ymeri: Votuesit e VV-së duhet të pajtohen me Dimal Bashën
Analisti politik, Visar Ymeri, ka thënë se votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje duhet të pajtohen me votimin e Dimal Bashës si kryeparlamentar, për shkak se votimi i tij ka ardhur me urdhër të Albin Kurtit. Ymeri ka treguar metodat të cilat Lëvizjes Vetëvendosje i përdorë “për ta mashtruar popullin”, teksa ka shtuar se vendimarrja në këtë…

Lajme
Analisti politik, Visar Ymeri, ka thënë se votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje duhet të pajtohen me votimin e Dimal Bashës si kryeparlamentar, për shkak se votimi i tij ka ardhur me urdhër të Albin Kurtit.
Ymeri ka treguar metodat të cilat Lëvizjes Vetëvendosje i përdorë “për ta mashtruar popullin”, teksa ka shtuar se vendimarrja në këtë parti bëhet vetëm nga Kurti.
“Vetëvendosje përdorë maskimin e konceptit të së vërtëtës së vet politike përmes fytyrave më të pëlqyra për publikun. Ka pasur një historik të VV-së në të cilin në momnete të caktuara janë zgjedhur njerëz të caktuar për të përçuar një mesazh te publiku. Këto momente VV-së kanë filluar t’i hargjohen. Kjo më së miri u pa me efktin që krijoi votimi i Dimal Bashës si brenda partisë ashtu edhe jashtë. Njerëzit që kanë votuar Vetëvendosjen duhet të pajtohen me Dimal Bashën si rezultat i Kurtit. Lëvizja Vetëvendosje nuk është parti në të cilën vendosin një grup i njerëzve, VV është e kundërta. Albin Kurti vendos kush e çka dhe pastoj e bind shumicën, ose nëse nuk e bind e kërcënon”, ka thënë Ymeri në VV Show.