E rëndë: Raportohet se ish-gjyqtari i njohur kosovar i ka dhënë fund jetës në Skenderaj

Një rast i rëndë e tragjik raportohet të ketë ndodhur sot në Skenderaj. Siç raportohet në media, ish-gjyqtari i njohur kosovar, Avdullah Mecini, nga fshati Klinë e Mesme, dyshohet se ka kryer vetëvrasje me litar. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni. “Rasti ka ndodhur sot, ndërsa trupi është…

Lajme

28/08/2025 12:18

Një rast i rëndë e tragjik raportohet të ketë ndodhur sot në Skenderaj.

Siç raportohet në media, ish-gjyqtari i njohur kosovar, Avdullah Mecini, nga fshati Klinë e Mesme, dyshohet se ka kryer vetëvrasje me litar.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Rasti ka ndodhur sot, ndërsa trupi është dërguar për obduksion,” ka deklaruar ai.

Mecini kishte shërbyer si gjyqtar në Gjykatën Komunale të Skenderajt dhe ishte i njohur në komunitet për punën e tij.