Balje: Ka mundësi që Basha jep dorëheqje nëse konstituohet Kuvendi
Deputetja e Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje tha se ka mundësi që kryetari i Kuvendit Dimal Basha të jep dorëheqje nëse konstiouhet kuvendi, e më pas këtë pozitë ta merr deputetja Albulena Haxhiu. Përpara fillimit të seancës konstituive, Balje tha se nuk ka votë për asnjërin kandidat për nënkryetar nga Lista Serbe. Balje theksoi…

Lajme
Deputetja e Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje tha se ka mundësi që kryetari i Kuvendit Dimal Basha të jep dorëheqje nëse konstiouhet kuvendi, e më pas këtë pozitë ta merr deputetja Albulena Haxhiu.
Përpara fillimit të seancës konstituive, Balje tha se nuk ka votë për asnjërin kandidat për nënkryetar nga Lista Serbe.
Balje theksoi se nuk ka votuar Bashën për kryetar të Kuvendit, pasi ky i fundit sipas saj “ka barazuar Zotin me gjygym”.
“Nuk mendoj se do të dalim shumë lehtë nga kjo krizë. Personalisht mendoj se zotri Dimal Basha, nëse konstituohet Kuvendi, ka mundësi të jap dorëheqje dhe prapë zëvendësja e parë është zonja Albulena. Është një prej versioneve…Nuk kam votë për asnjë kandidat për komunitetin serb…Unë nuk votova Dimal Bashën për shumë arsye. Njëra prej arsyeve është se ka barazuar Zotin me gjygym. Zotri Dimal Basha mund të jetë edhe deputet edhe kryetar, por një person i drejtë dhe i pastër kurrë”, tha Balje.
Të martën ka nisur procesi i hedhjes së shortit për të zgjedhur nënkryetarin nga komuniteti serb. Votimi është ndërprerë pasi nuk morri votat as deputeti Nenaq Rashiq, i cili është kryetar i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.