Konflikt mes dy personave në Fushë Kosovë – Policia gjen armë zjarri dhe mjete të rrezikshme

Një konflikt mes dy personave ka mobilizuar njësitë policore në orët e para të mëngjesit në Fushë Kosovë, ku pas intervenimit janë konfiskuar një armë zjarri, municion dhe mjete të tjera të rrezikshme. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, dy meshkuj kosovarë ishin përfshirë në një përplasje fizike apo verbale. Gjatë kontrollit, tek njëri nga…

Lajme

26/08/2025 10:12

Një konflikt mes dy personave ka mobilizuar njësitë policore në orët e para të mëngjesit në Fushë Kosovë, ku pas intervenimit janë konfiskuar një armë zjarri, municion dhe mjete të tjera të rrezikshme.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, dy meshkuj kosovarë ishin përfshirë në një përplasje fizike apo verbale. Gjatë kontrollit, tek njëri nga të dyshuarit është gjetur një pistoletë e tipit Glock-19, për të cilën posedonte leje, por që dyshohet se është përdorur për të shtënë në ajër. Po ashtu, janë gjetur 12 fishekë dhe një gëzhojë, raporton lajmi.net

Ndërsa tek personi i dytë janë sekuestruar një thikë dhe një boks metali, të cilat gjithashtu përbëjnë rrezik për sigurinë publike.

Fatmirësisht, në këtë incident nuk raportohet për persona të lënduar.

Me urdhër të prokurorit të rastit, të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetim nga autoritetet përkatëse./Lajmi.net/