Fahri Fazliu pas protestës: UÇK-ja nuk gjykohet, UÇK-ja nderohet!

Fahri Fazliu, i biri i Fadil Fazliut që po mbahet në paraburgim në Hagë, ka dal me një postim pas protestës së sotshme në Prishtinë në mbështetje të çlirimtarëve. Fazliu në postimin e tij ka shkruar se UÇK-ja nuk gjykohet dhe se ajo nderohet, transmeton lajmi.net Postimi i plotë: Në protestën madhështore, u bashkuam të…

Lajme

07/08/2025 19:05

Fahri Fazliu, i biri i Fadil Fazliut që po mbahet në paraburgim në Hagë, ka dal me një postim pas protestës së sotshme në Prishtinë në mbështetje të çlirimtarëve.

Fazliu në postimin e tij ka shkruar se UÇK-ja nuk gjykohet dhe se ajo nderohet, transmeton lajmi.net

Postimi i plotë:

Në protestën madhështore, u bashkuam të gjithë në mbështetje të çlirimtarëve tanë.
Liria nuk dhurohet, ajo fitohet me gjak, sakrificë dhe qëndresë!
UÇK-ja nuk gjykohet, UÇK-ja nderohet!🇦🇱
Lavdi dëshmorëve! Nderim dhe respekt për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës./lajmi.net/