Pamje- Armë, municion e pajisje të tjera gjenden në një banesë që ishte uzurpuar në veri të Mitrovicës
Policia e Kosovës ka realizuar një aksion, duke asistuar Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Vlerësim të Pronës në rrugën “Lola Ribar” në veri të Mitrovicës, më saktësisht në një banesë e cila ishte uzurpuar dhe e mbyllur (pa banorë), në të cilën u gjetën armë dhe municion. Në bazë të një njoftimi bëhet e ditur…

Lajme
Policia e Kosovës ka realizuar një aksion, duke asistuar Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Vlerësim të Pronës në rrugën “Lola Ribar” në veri të Mitrovicës, më saktësisht në një banesë e cila ishte uzurpuar dhe e mbyllur (pa banorë), në të cilën u gjetën armë dhe municion.
Në bazë të një njoftimi bëhet e ditur se u sekuestruan: 56 fishekë të kalibrave të ndryshëm, municion për pushkë ajrore, 1 optik për armë të gjatë, 1 kuti për mbushje të municionit, 1 fotrollë për pistoletë, 2 gaz-maska, 2 video-kamera dhe 1 video-kasetë e vogël, dokumente të ndryshme, 1 foto-aparat, 1 lexues (DVD), 1 vulë të rrumbullakët.
Gjithashtu u tha se policia ka identifikuar bashkëshorten e personit i cili dyshohet se e kishte uzurpuar pronën, e cila banonte në një banesë afër .
“Në bazë të dyshimeve është kontrolle edhe në banesën tjetër ku policia ka gjetur dhe sekuestruar: 1 pistoletë, 1 tytë e armës së shkurtë, 1 fishek, dhe 1 armë (e modifikuar, stilo-laps).
Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara M.A., 56 vjeç, e cila është intervistuar, dhe ndaj saj me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Pas intervistimit e dyshuar është liruar, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri në vazhdimësi do të ofrojë asistencë ndaj institucioneve të ndryshme, ndërsa sa i përket rastit, Policia apelon tek të gjithë qytetarët që, nëse kanë informacion për armë ilegale, të raportojnë në linjën 192. Vetëm në këtë mënyrë do të sigurojmë një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët./Lajmi.net/