Kurti i drejtohet Hamzës nga konferenca: Po refuzon të takohet me mua, si mund të kërkohet marrëveshje pa takim, pa bisedim, pa bashkëpunim?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është drejtuar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza nga konferenca për media. Kurti është ankuar që Hamza po refuzon të takohet me të, transmeton lajmi.net. “Nga takimi i mbrëmshëm e lamë që të takohemi edhe sot. Por, me që kryetari i PDK-së, Bedri Hamza s’po do të takohet më me…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është drejtuar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza nga konferenca për media.
Kurti është ankuar që Hamza po refuzon të takohet me të, transmeton lajmi.net.
“Nga takimi i mbrëmshëm e lamë që të takohemi edhe sot. Por, me që kryetari i PDK-së, Bedri Hamza s’po do të takohet më me mua, unë po i drejtohem në këtë konferencë. Ju e dini që nuk kam folur në këto katër takime që kemi pasur. Kam dashur e dua marrëveshje, transparencë të procesit të bisedimeve, por defentivisht, konfedencialitet të tyre. Por, tash Bedri Hamza na ka kushtëzuar në mënyrë ultimative dhe refuzon të takohemi. Prandaj nuk na mbetet rrugë tjetër, përveç se t’i drejtohemi kësisoji. Përveç se nuk duan bashkëpunim, tash nuk po duan takim. Si mund të kërkohet marrëveshje pa takim, pa bisedim, pa bashkëpunim? Ju e dini që ne ua patëm votuar edhe Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit, meqenëse, pa votat tona nuk mund të zgjidhet. Në anën tjetër, nënkryetari ynë, Ardian Gola nuk kishte nevojë për votat e PDK-së. Pastaj e votuam deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, e thirrëm seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, me 40 nënshkrime, të cilët ata nuk do të mund ta thirrnin po ashtu, për shkak se i kanë 22 deputetë. Duhen 40, ne e thirrëm seancën dhe e vendosëm si të parin projektligjin. Ne i bëmë katër hapa në drejtim të tyre, ata asnjë.”, tha ai./lajmi.net/