Skena si në film në Pejë: I dyshuari kërcen nga ballkoni për të shpëtuar nga policia, lëndohet dhe dërgohet në spital
Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Pejës, ku një person ka pësuar lëndime trupore pasi kishte kërcyer në ballkonin e një banese tjetër në tentativë për t’i ikur policisë. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuara zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ku…

Lajme
Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Pejës, ku një person ka pësuar lëndime trupore pasi kishte kërcyer në ballkonin e një banese tjetër në tentativë për t’i ikur policisë.
Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuara zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ku tha se zyrtarët policorë kishin shkuar në banesën e një të dyshuari, i cili dyshohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, të cilën e kishte kryer disa ditë më parë.
“I dyshuari nuk ua kishte hapur derën zyrtarëve policorë, dhe sapo ata kishin dalë nga ndërtesa, një qytetar tjetër i kishte njoftuar se i dyshuari kishte rënë nga ballkoni i banesës së tij në një ballkon të banesës tjetër”, thuhet në deklaratën e policisë.
Më tej, bëhet e ditur se zyrtarët policorë janë kthyer në banesën në fjalë dhe kanë thirrur autoambulancën për ta marrë të dyshuarin, i cili kishte pësuar lëndime të lehta trupore.
Sipas informacioneve të para nga policia, i dyshuari është jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në Spitalin Rajonal të Pejës./Lajmi.net/