Xhaferi para seancës së 44-të: Të qetësohemi politikisht, të dalim nga ngërçi
Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi është deklaruar para seancës së 44-të ku tentohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se në demokraci pa stabilitet politik nuk ka as stabilitet ekonomik. “Këtë kryeneçësi politike po e përjetojmë të gjithë. Situata është shumë e thjeshtë ose kthehemi te…

Lajme
Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi është deklaruar para seancës së 44-të ku tentohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se në demokraci pa stabilitet politik nuk ka as stabilitet ekonomik.
“Këtë kryeneçësi politike po e përjetojmë të gjithë. Situata është shumë e thjeshtë ose kthehemi te votimi fillestar, votimi i hapur, ose te qeverisja e përgjithshme, pra e unitetit, atë që e ka propozuar Lidhja Demokratike e Kosovës, që të qetësohemi politikisht, për një periudhë 7-8 muajshe deri në zgjedhjet e reja, të dalim nga ky ngërç politik”.
“Të kthehemi në një situatë normale politike”, shtoi ai.