“Liria s’duhet të merret si e mirëqenë”, Merz mbështet rritjen e buxhetit të mbrojtjes në NATO
Pas vendimit historik të NATO-s për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së, kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se kjo “është një shenjë e forcës dhe unitetit të aleancës”. Duke folur për shtyp, Merz gjithashtu ka theksuar se liria dhe siguria nuk duhet të merren si të mirëqena dhe se aleanca duhet ta…

Bota
Pas vendimit historik të NATO-s për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së, kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se kjo “është një shenjë e forcës dhe unitetit të aleancës”.
Duke folur për shtyp, Merz gjithashtu ka theksuar se liria dhe siguria nuk duhet të merren si të mirëqena dhe se aleanca duhet ta marrë seriozisht kërcënimin që paraqet Rusia.
Kujtojmë se të 32 shtetet anëtare u angazhuan për rritjen e buxheteve të mbrojtjes, si reagim ndaj rritjes së tensioneve globale, veçanërisht agresionit të vazhdueshëm të Rusisë kundër Ukrainës.
Ndëkrohë, Merz, është në përpjekje që të ripozicionojë Gjermaninë si një shtyllë të fuqishme të sigurisë euroatlantike.