Ambasadori italian takohet me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese: Shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini ka takuar kryetarin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Nexhmi Rexhepin. Për këtë takim, ka shkruar ambasada italiane në Kosovë të cilët kanë thënë se ishte një shkëmbim i frytshëm mendimesh mbi zhvillimet e fundit, shkruan lajmi.net. “Ata gjithashtu nënvizuan bashkëpunimin e shkëlqyer me Italinë, veçanërisht në shkëmbimin e…

Lajme

19/06/2025 12:08

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini ka takuar kryetarin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Nexhmi Rexhepin.

Për këtë takim, ka shkruar ambasada italiane në Kosovë të cilët kanë thënë se ishte një shkëmbim i frytshëm mendimesh mbi zhvillimet e fundit, shkruan lajmi.net.

“Ata gjithashtu nënvizuan bashkëpunimin e shkëlqyer me Italinë, veçanërisht në shkëmbimin e ekspertizës ligjore dhe jurisprudencës kushtetuese”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Tash e disa javë, të gjitha partitë politike në Kosovë janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kërkesën për interpretim të komisionit për votim të fshehtë të cilën e ka dërguar në Kushtetuese deputetët e AAK-së.

Në lidhje me këtë, sot ministrja në detyrë Albulena Haxhiu ka thënë se Gjykata Kushtetuese është vonuar shumë. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i ambasadës në Facebook: