Rizani në mbështetje të Shukri Bujës: Ai ka vizion për forcimin e komunës dhe shtetit tonë

Kandidati për deputetë i PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, Hyzer Rizani i ka dal në përkrahje publikisht Shukri Bujës që do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të komunës së Lipjanit. Rizani e ka vlerësuar lart figurën e Bujës, shkruan lajmi.net “Nga ai mësova si të motivoj të tjerët, si të punoj për…

Lajme

14/06/2025 22:07

Kandidati për deputetë i PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, Hyzer Rizani i ka dal në përkrahje publikisht Shukri Bujës që do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të komunës së Lipjanit.

Rizani e ka vlerësuar lart figurën e Bujës, shkruan lajmi.net

“Nga ai mësova si të motivoj të tjerët, si të punoj për të mirën e përbashkët dhe si të mos dorëzohem kurrë.”, shkroi ndër të tjera Rizani.

Ai tha se me nder e kënaqësi qëndron përkrah Bujës.

Postimi i plotë:

20 vite rrugëtim në PDK – Me Shukri Bujën
Të nderuar qytetarë,
Sot, pas 20 vitesh rrugëtimi në strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, ndjej nevojën të ndaj me ju një pjesë të rëndësishme të këtij udhëtimi. Isha student absolvent kur për herë të parë u kyça në politikë, në strukturat e rinisë së PDK-së në Lipjan. Në atë kohë, z. Shukri Buja ishte kryetar komune dhe një nga figurat kryesore që më motivoi të angazhohem.
Me fjalët e tij të thjeshta, por të fuqishme – “Ti duhesh të jesh zëri i rinisë së Lipjanit” – ai më dha shtytjen që më duhej për të marrë përgjegjësi publike. Ishte ai që më propozoi si nënkryetar të rinisë dhe më mbështeti fuqishëm për gjashtë vite në krye të rinisë së PDK-së në Lipjan.
Nga ai mësova si të motivoj të tjerët, si të punoj për të mirën e përbashkët dhe si të mos dorëzohem kurrë. Falë përvojës dhe mbështetjes që mora, mora përsipër me përkushtim të plotë udhëheqjen e strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan.
Sot, pas shumë vitesh pune dhe përkushtimi të përbashkët, ndjej se ka ardhur koha ta kthej atë mbështetje që dikur mora nga z. Buja. Si dikush që më ka qëndruar pranë dhe më ka ndihmuar të ec përpara, ndjej obligim moral dhe politik ta mbështes fuqishëm, së bashku me të gjithë qytetarët e Lipjanit.
Z. Shukri Buja, përkrah bashkëluftëtarëve të tij, ka dhënë kontribut të madh në çlirimin e Kosovës, në zhvillimin e Lipjanit, dhe tani ka vizion për forcimin e komunës dhe shtetit tonë – së bashku me mua dhe bashkëqytetarët tanë.
Për këtë dhe shumë arsye të tjera, e konsideroj nder dhe kënaqësi të qëndroj përkrah tij.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë,
Prof. Dr. Hyzer Rizani./lajmi.net/