Mesiq: UÇK-ja ia dha gozhdën e fundit Millosheviqit dhe Jugosllavisë

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq në një intervistë ndër të tjera foli për fundin e Sllobodan Millosheviqit dhe të Jugosllavisë. Në lidhje me këtë, ai u shpreh se gozhdën e fundit e ka dhënë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. “E thashë unë kur shkova në Beograd, fola atë se unë jam presidenti i fundit . Sepse…

Lajme

14/06/2025 19:11

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq në një intervistë ndër të tjera foli për fundin e Sllobodan Millosheviqit dhe të Jugosllavisë.

Në lidhje me këtë, ai u shpreh se gozhdën e fundit e ka dhënë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“E thashë unë kur shkova në Beograd, fola atë se unë jam presidenti i fundit . Sepse e dija që me atë  model Jugosllavia nuk mund të mbahej duhej marrëveshje e re politike. Tito shkoi, partia ra, kurse Armata kërkonte sponsor.  Nga ajo armatë dolën, sllovenët, kroatët, shqiptarët, boshnjakët, mbeti vetëm armata serbe dhe ajo nuk mund ta përfaqësonte Jugosllavinë. Kjo ishte një politikë plotësisht e huqur e Millosheviqit, që na ka kushtuar me aq shumë të vrarë e të plagosur. Pra një politikë e gabuar e atij njeriu e përjetoi shkatërrimin e saj”.

“Por të themi kështu “goditjen e fundit, gozhdën e fundit për këtë e ka dhënë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Sepse Pakti i Atlantikut , asnjëherë në historinë e tij nuk ka reaguar. Tek Kur u formua Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe kur u pa që Millosheviqi nuk mund të realizonte qëllimet e tij , vetëm nëpërmjet asj duke shkaktuar edhe më shumë viktima. Sepse së pari qëllimi i tij ishte të zgjeronte Serbinë kah perëndimi, por këtë nuk e arriti”.

“Pastaj Kroacia krijoi ushtrinë , njëjtë bënë Sllovenia dhe Bosnja kështu që ai kthehet kah Kosova që ta spastroj atë vend . Ai ka dashur ta përndjek një popull pra kosovarët. Ky është një popull që është këtu qysh para romakëve”, u shpreh tutje ai në “Info Magazinë”, në klankosova.